E martë, 24 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Erë e keqe në pallat, gjendet i pajetë në shtëpi 60 vjeçari në Fier

Një person u gjet I vdekur në banesën e tij këtë të shtunë në qytetin e Fierit.

Bajram Brataj u gjet i pajete brenda në shtëpinë e tij në katin e trete të një pallati në lagjen “Apolonia”.

Vetëm komshinjte e viktimës lajmëruan policinë pasi kishin pak kohe që nuhasnin një erë të keqe që vinte nga banesa e Bajram Brataj.

Policia mberriti në vendngjarje por u desh edhe ardhja e zjarrëfikësve që ata të hynin nga dritarja pasi dera ishte e mbyllur.

Reklamë

Mendohet se Bajram Brataj 60 vjec kishte disa dite që kishte vdekur në banesën e tij pasi trupi kishte nisur trë dekompozohej.

Ndonëse nuk ka një variant zyrtar, mendohet se viktima mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale ndërsa jetonte vetem në banesë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë