Era e fortë e një ditë më parë ka shkaktuar një sërë dëmtimesh në rrjetin e energjisë elektrike në disa zona malore të qarkut të Korçës. Burime zyrtare pranë OSHEE thanë se era e fortë e cila thuajse nuk ka pushuar gjatë 24 orëve e kaluara ka këputur disa tela të energjisë elektrike të tensionit të ulët, ndërsa kanë mbetur të padëmtuara ato të tensionit të lartë.

 

Bëhet fjalë për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Dardhas në Pogradec, si dhe në fshatrat e njësive Gorë dhe Moglicë në Maliq. Grupet e punës kanë dalë në terren për të riparuar dëmtimet dhe për të risjellë energjinë në shtëpitë e banorëve të këtyre zonave.

 

Nga ana tjetër një ditë më parë për shkak të erës së fortë stacioni i policisë kufitare në Pogradec iu ka kërkuar të gjithë përdoruesve të liqenit që të mos dalë asnjë varkë për të peshkuar, pasi ka pasur dallgë të forta të cilat mund të rrezikonin jetën e peshkatarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *