E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Bota

Erdogan takohet me presidentin Xi Jinping në Kinë, fokusi te marrëdhëniet tregtare, Gaza dhe Ukraina

Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Tianjin të Kinës të dielën në mëngjes për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Pas mbërritjes, Erdoğan u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, ku diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e transportit.

Sipas presidencës turke, gjatë takimit u vlerësua edhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, ku Presidenti Erdogan deklaroi se tregtia dypalëshe duhet të mbështetet nga investimet në mënyrë që të bëhet e ekuilibruar dhe e qëndrueshme.

Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në Gaza, lufta midis Ukrainës dhe Rusisë, veprimi i përbashkët i dy vendeve për të mbështetur zhvillimin e Sirisë, si dhe çështje të tjera rajonale dhe globale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë