Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Programi Kombëtar i Strehimit, Ibrahimaj: 30 mijë familje kanë...

Mashtrim përmes Call Center-ave, SPAK zbaton 8 masa sigurie,...

Avokatët britanikë kërkuan takim me Veliajn, SPAK refuzon, çështja...

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë, banorët përplasen...

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj...

Bojkoti i seancave nga gjyqtarët dhe avokatët, shtyhet gjyqi...

Kallëzimi i gjyqtarëve për Petrit Malajn në SPAK, reagon...

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur,...

Takimi me Nancy VanHorn, Bardhi zbardh detajet, çfarë u...

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në...

Erdogan kritikohet për lidhjen e vdekjes së minatorëve me “fatin”

17 Tetor 08:35

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është kritikuar për lidhjen që ka bërë mes vdekjes së 41 minatorëve dhe “fatit”.

 

Komentet e tij kanë nxitur protesta në Stamboll, pasi disa e kanë përshkruar aksidentin në veri të Turqisë si “masakër”.

 

Familjarët e personave të vdekur kanë pretenduar se viktimat kanë përmendur aromë të gazit për më shumë se një javë.

 

Shpërthimi i 14 tetorit në një objekt në Detin e Zi, ka lënë të plagosur edhe 28 persona tjerë.

 

Erdogan është deklaruar për këtë rast, pas një vizite në provincën Bartin.

 

“Ne jemi njerëz që besojmë në planin e fatit”, u ka thënë ai gazetarëve, teksa afër ka pasur punëtorë të ekipit të shpëtimit.

 

Aksidente të tilla “do të ketë gjithmonë, ne duhet ta dimë këtë gjë”, ka shtuar ai.

 

Megjithatë, ai ka thënë se nuk dëshiron të shohë “mangësi apo rreziqe të panevojshme”, ka raportuar Euronews.

 

Pas komenteve të Erdoganit, lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, ka pyetur se “në cilin shekull jemi duke jetuar?”

 

“Pse aksidentet në miniera ndodhin vetëm në Turqi?” ka pyetur ai.

 

Emin Koramaz, i cili udhëheq Sindikatën e Inxhinierëve dhe Arkitektëve turq, e ka hedhur poshtë idenë që shpërthimi kanë qenë aksident, duke sugjeruar se minatorët janë dërguar “qindra metra nën tokë, pa pasur pajisje mbrojtëse, pa inspektime dhe pa u krijuar kushte të sigurta”.

 

Autoritetet ende nuk e kanë bërë të ditur shkakun e saktë të shpërthimit.

 

Ato kanë bërë të ditur se kanë nisur një hetim për rastin./rel

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Deti i Zi Erdogan Minatorët Turqi

Nga e njëjta kategori

Programi Kombëtar i Strehimit, Ibrahimaj: 30 mijë familje kanë përfituar nga politikat e qeverisë

më shumë...

Mashtrim përmes Call Center-ave, SPAK zbaton 8 masa sigurie, 3 prej tyre arrest në burg

më shumë...

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

më shumë...

Kallëzimi i gjyqtarëve për Petrit Malajn në SPAK, reagon Rama: Pagat do të rriten me vendim të Kuvendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:41

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?

1:39

Programi Kombëtar i Strehimit, Ibrahimaj: 30 mijë...

1:30

Mashtrim përmes Call Center-ave, SPAK zbaton 8...

1:13

Avokatët britanikë kërkuan takim me Veliajn, SPAK...

1:05

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë,...

12:58

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon...

12:50

Bojkoti i seancave nga gjyqtarët dhe avokatët,...

12:44

Kallëzimi i gjyqtarëve për Petrit Malajn në...

12:41

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo...

12:29

Takimi me Nancy VanHorn, Bardhi zbardh detajet,...

12:07

Bllokohet “Rolls-Royce” në Lezhë, nis hetimi pasuror...

12:02

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e...

11:58

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i...

11:36

Ngërçi me pagat, 20 gjyqtarë e drejtues...

11:31

Zjarri në malin e Cerujës në Klos,...

11:27

Kapen dy autobusë me mish e peshk...

11:16

E ngarkuara me punë e Ambasadës së...

11:15

Ngërçi i pagave, gjykatat në “bojkot”! Durrësi,...

11:09

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar...

10:55

Emra modernë dhe unikë për vogëlushin ose...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.