Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Greqinë se do të paguajë një çmim të rëndë nëse provokon avionët luftarakë turq mbi Egje. Erdogan akuzoi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po mbështesin Athinën që të armatosin ishujt e Egjeut.

 

REXHEP TAJIP ERDOGAN
PRESIDENTI TURK
“Grekër, kthehuni në histori, nëse shkoni shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë, i rëndë. Ne kemi vetëm një fjali për Greqinë, mos harroni Izmirin. Pushtimi i ishujve na detyron të bëjmë atë që është e nevojshme kur të vijë koha. Siç themi, mund të vijmë papritur një natë.”

 

Erdogan i bëri këto komente gjatë një fjalimi që mbajti në panairin TEKNOFEST në Samsun të Turqisë, qytet në të cilin po prodhohet droni pa pilot ‘Këzlema’.

 

Dy fqinjët pjesë e NATO-s kanë mosmarrëveshje të gjata për kufijtë detar dhe statusin e ishujve të Egjeut deri te rezervat e naftës dhe gazit në Mesdhe, si dhe për ndarjen e Qipros në vitin 1974.

 

Rritja e tensioneve muajt e fundit mes Athinës dhe Ankarasë i atribuohet edhe deklaratës që kryeministri grek Kiriakos Mitsotaqis bëri në Kongresin amerikan ku i kërkoi hapur Ëashingtonit të mos i shiste avion F-35 Turqisë, gjë e cila solli reagimin e Erdoganit i cili pohoi se për të kryeministri grek nuk ekziston më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *