Një 38-vjeçar turk i shpallur në kërkim u prangos nga policia në Sarandë. Ai kërkohej nga autoritetet turke, porn ë datën 20 gusht u fut në Sarandë me traget të linjës që vinte nga Korfuzi.

 

Sapo dorëzoi pasaportën në hotel dhe u kryen verifikimet e nevojshme, u zbulua se 38-vjeçari kishte telashe me drejtësinë në Turqi. Para autoriteteve ai deklaroi se e kishte humbur pasaportën dhe më pas e kishte rigjetur.

 

Por hetimet zbuluan se pasaporta nuk ishte lëshuar për të, por për një person tjetër, që e kishte denoncuar si të humbur mjetin e identifikimit. Shtetasi turk u arrestua për falsifikim të mjetit të identifikimit.

 

Për të shmangur burgimin, ai pagoi 1 milionë lekë të rinj si garanci, duke përfituar kështu lirinë. Gjykata e Sarandës caktoi për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *