Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti e cilëson të pakuptimtë orën policore, duke marrë shkas edhe për faktin se Shqipëria është një rast shumë pozitiv që spikat në Evropë.

 

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Alimehmeti solli si shembull rastin e Vlorës, për të treguar efektin që ka ora policore në rastet me COVID.

 

“Kufizimi i lëvizjes së lirë nuk bënte sens as përpara. Ajo duhet ndërprerë, sidomos tani që kemi një incidencë të ulët. Rrethi që ka turizmin më të lartë tani është i Vlorës, fare mirë shihni që ka një rast pozitiv aktiv në të gjithë qarkun e Vlorës. Ky orar mund të lëvizet kur ka vatra në lokal a restorant ta caktuar, duke marrë masa lokale, jo kombëtare. Duhet të jemi proporcionalë.”

 

I pyetur nëse e kemi arritur imunitetin e tufës, Alimehmeti tha se është ende herët të arrijmë në përfundime të tilla.

 

“Nuk e dimë ende. Sepse nuk e kemi bërë një provë të tillë në nivel kombëtar. Duhet të marrim parasysh që kur flitet për komunitet kolektiv, nuk flitet për një lagje të vetëm, por për të gjitha kontaktet që ka kjo lagje…Sa herë flasim për sëmundje infektive, bëhet fjalë edhe për komunitetin, kujt tjetër mund t’ia transmetojnë. Asnjë vaksinë deri më sot nuk ka aprovim të plotë, janë të gjitha me autorizim emergjence. Por, vaksinimi është çelësi i zgjidhjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *