Subscribe

Kur shifrat zyrtare, ato të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë një rënie të mbartësve aktiv të virusit, sugjerimi i epidemiologëve është rinisja e çdo aktiviteti, si shkollor apo sportiv.

Dritan Ulqinaku, një nga ekspertët e ekipit të angazhuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e pandemisë dhe në masat ndaluese të ndërmarra vlerëson se është koha që edhe ato pak kufizime në fuqi të hiqen.

Rifitimi i lirisë së plotë në lëvizje dhe aktivitet ekonomik si gjatë javës dhe në fundjave, kërkon edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Pyetje-ankesave të qytetarëve përse duhet të izolohen në orë dhe ditë të caktuara apo përse nuk mund të lahen në det, Dritan Ulqinaku, thotë se ato në disa raste shërbejnë për t’iu rikujtuar që ekzistenca e virusit nuk është një shaka.

Për epidemiologët, sot kurba e infeksionit është në nivelin e saj më të ulët, ç’ka u jep të drejtën të analizojnë se Shqipëria është në kushtet për të shkyçur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *