Subscribe

Shqipëria si një nga vendet me 300 ditë diell në vit, po  tërheq investime për prodhimin e energjisë diellore. Banka Evropiane për Zhvillim ka nënshkruar një marrëveshje me Mistrinë e Energjetikës për zhvillimin e projekteve në këtë fushë.

 

“Konkretisht bëhet fjalë për asistencën që do ti jepet Ministrisë së Energjisë për të organizuar ankandet për impiantet e prodhimit fotovoltaik si dhe mundësinë e mbështetjes financiare nga ana e BERZH-it të ndonjë investimi të përzgjedhur nga një proces transparent e konkurrues. Qëllimi është që ne, përmes BERZH-it, nëpërmjet një procesi transparent e të bazuar në legjislacionin e ri për energjitë e rinovueshme të kemi mundësi që edhe në Shqipëri të sigurojmë financime në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, siç kemi plane edhe për prodhimin e energjisë nga era”.

 

Drejtori i BERZH në Shqipëri, Matteo Colangeli tha se nënshkrimi i Memorandumit është një hap shumë i rëndësishëm për gjenerimin e energjisë diellore në Shqipëri.

 

“Qeveria dhe BERZH kanë vendosur të bashkëpunojnë për zhvillimin dhe implementimin e një platforme për alokimin tek investitorët privatë përmes një proçesi kompetitiv tenderimi mundësinë për ndërtimin, zotërimin dhe operimin e projekteve të energjisë diellore në Shqipëri duke krijuar një kapacitet të kombinuar prej 50-100 MË. Ne jemi të lumtur që po bashkëpunojmë me Qeverinë për ta kthyer këtë qëllim në një realitet”.

 

1 miliardë euro është shuma që BERZH ka investuar në Shqipëri në 77 projekte ku infrastruktura dhe energjia përbëjnë sektorët më të mëdhenj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *