Endrit Shabani është zgjedhur mbrëmjen e kësaj të enjteje si Avokati i ri i Popullit, ku mori 85 vota pro dhe 3 kundër.
I ftuar në studion e Quo Vadis, avokati Altin Kaziaj theksoi se Endrit Shabani nuk ka integritetin për të përfaqësuar një institucion kaq të rëndësishëm. Sipas tij, ky është emërim partiak.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Me 85 vota pro, Endrit Shabani është Avokati i Popullit.
Kaziaj: Problem për Adriatik Lapajn.
Borakaj: Problem “5 leksh” e ka cilësuar Lapaj.
Kaziaj: Unë them 2.5 njëri, 2.5 tjetri. Unë mendoj se nuk ka integritet për të mbuluar një pozicion të tillë. Këto janë direktivat e një partie-shtet.





