Endri Hasa nxjerr videon: Rama një frikacak, po i fryn konfliktit civil

Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është një frikacak edhe pse është I rrethuar me forca të shumta sigurie.
Në një postim në “Facebook”, Hasa teksa ka nxjerrë një video gjatë momentit kur protestuesit e opozitës në Librazhd I kanë prerë rrugën kryeministrit Rama shprehet se koha e tij ka filluar të numërohet mbrapsht.
“Pamjet tregojne nje Edi Ramen e vertete, nje frikacak qe, megjithese i rrethuar nga qindra police me dhe pa uniforme, me dhe pa skafandra, i bie rruges se malit, si klandestin. Kryeministri ilegjitim, qe i fryn me kenaqesi perverse ererave te konfliktit civil, ta harroje se duke perdorur policine, prokurorine, sherbimin sekret apo cilindo institucion tjeter te kontrolluar prej tij, do te mund te shpetoje nga verdikti i popullit. Koha e tij po numerohet mbrapsht, prandaj ai ka frike! Shume frike!”




