Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në Washington

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është...

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role, komike situatat...

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërrohet...

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet e Perëndimit,...

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën drejtimin e...

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është bërë më...

“Endi Çuçi i përfshirë në kontrabandistët e ilaçeve”/ Zhaklina Peto i kthehet Berishës: Përgënjeshtroj të gjitha akuzat

17 Qershor 21:12

Pas një mesazhi që bëri sot publik në profilin e tij në ‘Facebook’ ish-kryeministri Sali Berisha ku akuzonte se djali i ministrit Bledi Çuçi, Endi Cuçi ishte vendosur nën hetim për kontrabandim ilaçesh në Itali, vjen reagimi nga nëna e këtij të fundit.

 

Në reagimin e saj Peto shkruan se përgënjeshtron akuzat e pavërteta të kreut të PD.

 

Sipas saj, djali i saj dhe ajo nuk kanë probleme me drejtësinë dhe gjithçka është sqaruar. Mes të tjerash Peto sqaron se ka qenë në Itali për arsyeje familjare dhe se nuk ka lidhje fare me rastin.

 

Reagimi i plotë:

Me shqetësim shumë të madh dhe tepër e indinjuar dua të përgënjeshtroj të gjitha akuzat e pavërteta dhe të shëmtuara të cilat kanë dalë në media dhe që drejtohen ndaj meje personalisht dhe djalit tim Endi Çuçi.

Që ne fillim dua t’ju sqaroj se as unë dhe as djali im nuk kemi probleme me drejtësinë italiane pavarësisht përmendjes në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane që s’ka të bëjë fare me ne. Kjo është e cilësuar fare qartë edhe në fashikullin e hetimit të cilin e keni bashkëlidhur dhe po e citoj:
…“Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”…
Unë kam qenë në Itali për t’u kujdesur për nënën time të sëmurë gjatë vitit 2021, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në 3 maj 2021 në Itali. Në datën 4 maj 2021 im bir erdhi në Itali dhe së bashku u kthyem në Shqipëri për t’i bërë nënës nderimet e fundit.
Askush nuk ka të drejtë që për qëllime tërësisht politike të na linçojë dhe dënojë publikisht. Unë iu kërkoj vetëm të mos hidhni baltë mbi djalin tim, një i ri i sapodiplomuar që sapo ka filluar të ecë në jetë dhe ndryshe nga çfarë shpifet nga puseta dixhitale, punon prej shtatorit 2021 për EPO në Mynih, Gjermani (The European Patent Office – Zyra Europiane e Markave dhe Patentave). Faleminderit!

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Akuzat Sali berisha Zhaklina Peto

Nga e njëjta kategori

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e Agjencisë së Arsimit

më shumë...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë t’i bëjnë Rama dhe Berisha

më shumë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është i paprekshëm, por duhet rol më i fortë i SHBA-së

më shumë...

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role, komike situatat që po ndodhin me SPAK

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:07

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në...

10:50

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për...

10:48

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu...

10:46

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite!...

10:33

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role,...

10:12

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE...

9:54

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet...

9:49

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën...

9:48

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

9:47

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është...

9:40

“Shqipëria, vend me korrupsion galopant”, Kaziaj: SPAK...

9:29

Alibeaj: Puna e SPAK e shkëlqyer, profesionistë...

9:25

Aksioni i fundit i SPAK, Petraj: Sekuestrimet...

9:14

Trump: Nuk kam asnjë nxitim për marrëveshjen,...

8:24

“Negociatat me BE-në në ritmin e duhur”,...

8:09

Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit,...

7:59

Ministri izraelit: Po presim dritën jeshile të...

7:46

Zelensky: Kredia e BE do të na...

7:26

Numri i të vdekurve në Gaza shkon...

7:18

Kriza brenda qeverisë britanike, Starmer nën presion...

Më të klikuarat

  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin e Shkozetit: Jam...
  • Rama ndan pamjet nga vizita në Greqi: Ditë e ngrohtë në Athi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.