E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ende mister fati i 189 personave, asnjë shenjë nga avioni indonezian/FOTO

Dronë dhe teknologjia sonare janë vendosur në Indonezi për të kërkuar aeroplanin e pasagjerëve “Lion Air” që u rrëzua në det të hënën.

 

Reklamë

Fluturimi JT 610 u rrëzua vetëm 13 minuta pasi u nis nga Xhakarta në drejtim të qytetit perëndimor të Pangkal Pinang.

 

Reklamë

Në bord ishin me 189 pasagjerë me gjithë ekuipazhin, mes të cilëve dhe një fëmijë dhe dy foshnja.

 

Si pasojë e kërkimeve të autoriteteve inoneziane deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë të të mbijetuarve veçse sendeve personale që kanë dal në sipërfqe të ujit.

 

Ndërkohë nga ana tjetër nuk ka ende detaje se çfarë e ka shkaktuar zhdukjen e aeroplanit 13 minuta pas largimit.

 

 

Zyrtarët thonë se piloti i Boeing 737 kishte kërkuar të kthehej në aeroportin Soekarno-Hatta pak para se të humbiste kontaktet me kontrollin e trafikut ajror.

 

Sipas BBC, në regjistrin teknik thuhet se aeroplani kishte probleme teknike gjatë fluturimit që kishte bëtë të dielën nga Bali në Xhankarta.

 

Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Lion Air, Edëard Sirait, i hodhi poshtë këto pretendime pasi tha se avioni ishte riparuar përpara se të nisej përsëri.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë