Qendra  Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC)  së fundmi është shprehur se që nga viti 2014 kur është hapur aplikacioni nuk ka ndodhur që të ketë një shkallë kaq të lartë ndjeshmërie nga qytetarët të lëkundjeve nga tërmeti në të njëjtin rajon, sikur ndodhi dje në Shqipëri.

 

Përmes postimit qendra ndër të tjera shkruan se kjo është një kohë e vështirë dhe e paqartë për Shqipërinë në momentin e vështirë që po kalojnë, pas tërmetit të së martës me 30 viktima dhe mbi 650 të plagosur.

 

“Që nga fillimi i aplikacionit të fundit të tërmetit në 2014, nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të ndjeshmërisë së tërmeteve në një rajon.  Kjo është një kohë shumë shqetësuese dhe e vështirë për Shqipërinë nga tërmeti dhe të gjitha mendimet tona janë me ju. Qëndroni të sigurt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *