Silvio Gonzato do të jetë ambasadori i ri i BE në Shqipëri. Lajmi është zyrtarizuar nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell.

 

Silvio Gonzato ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ai ka shërbyer më parë si Drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në EEAS.

 

Emërimi i tij do të zyrtarizohet më 1 dhjetor 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *