Emri/ Zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Abigela Voshtina do të jetë drejtuesja e re e Teatrit kombëtar të Operës dhe Baletiti.
Sipas burimeve, Voshtina, e cila ka mbajtur dhe postin e drejtuese artistike e këtij institucioni është emëruar drejtpreshë e përgjithshme nga qeveria në mbledhjen e kësaj të mërkure.
Abigela ishte një nga shtatë kandidatët që shpalosën platformat e tyre përballë komisionit të ngritur nga ministria e kulturës për këtë post dhe do të pasojë në këtë detyrë Zana Çelën për katër vitet e ardhshme.
Kjo e fundit prej dy mandatesh drejtonte TKOB-n, dhe rikandidoi sërish për një mandat të tretë.
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Zana Çela, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Abigeila Voshtina emërohet drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ




