E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Vodhi bizhuteri floriri, arrestohet hajduti i argjendarisë në Durrës

Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka vjedhur bizhuteri floriri në një argjendari në qytetin bregdetar.
Vizion Plus mëson se i arrestuari është Shkëlzen Elmazi.

Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte vjedhur në një argjendari në lagjen nr. 11 Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shkuan në vendngjarje dhe arrestuan autorin.

Njoftimi Policisë

Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Reklamë

Sekuestrohen bizhuteritë e vjedhura. Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte vjedhur në një argjendari në lagjen nr. 11 Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Sh. L., 35 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë