Një 57-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Sami Fejza, është vënë në pranga nga policia e Durrësit

 

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 57-vjeçar nga Kosova. Ky i fundit, i identifikuar si, Sami Fejza, kishte vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina.

 

57-vjeçari nga Mitrovica dyshohet se vidhte targat në zonën e plazhit dhe më pas do i shiste ato tek persona me precedent penal. Këta të fundit dyshohet se do të përdornin targat e vjedhura në ngjarje kriminale.

 

Policia ka sekuestruar targat e vjedhura, pas denoncimit të bërë nga turistët e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *