E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRI/ Tentoi të vriste një person në 2021-shin, arrestohet 47-vjeçari në Fier

Një 47-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Fierit këtë të diel.

Robert Merrnica ka tentuar të vrasë një person në vitin 2021, ndërsa ndaj tij është caktuar nga gjykata masë sigurie “Arrest me burg”.

Reklamë

Mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. P., në fshatin Sulaj, Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestoi shtetasin R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë