E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Tentoi të ndihmojë dy turistët, mbytet kapiteni i anijes në liqenin e Shkodrës

Ilustrim · Vizion Plus

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të martë në Shkodër.

Kapiteni i një anije turistike, i identifikuar si Arben Alamani  është mbytur në liqen, gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

Sipas njoftimit zyrtar, turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që fatkeqëisht 51-vjeçari ka humbur jetën.

“Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh