Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Itali, ku emigrant shqiptar vrau bashkëshorten e tij rumune.

 

Mësohet se autori, i identifikuar si Avni Mecje, pas krimit të rëndë, ka marrë makinën për tu larguar në drejtim të Shqipërisë.

 

Viktima është Alexandra Elena Mocanou, me origjinë rumune e cila punonte banakiere.

 

Fqinjët kanë dëshmuar për zënka të vazhdueshme të çiftit.

 

Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga policia dje rreth orës 17:00, pasi vëllai i autorit telefonoi autoritetet duke i thënë se në një shtëpi në Bolzano ka ndodhur një vrasje.

 

Autori ka telefonuar të vëllanë, i ka rrëfyer për dhe i ka thënë se duhej të arratisej.

 

Sakaq dyshohet që 35-vjeçarja të jetë vrarë një ditë më parë, të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *