Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Confirmation”, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjet.
Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po lëvizte i armatosur në zonën e Kombinatit.
Shtetasi Ergi Bahiti, 22 vjeç, u ndalua në rrugën “Ilia Papanikolla”, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti një pistoletë në sediljen e shoferit. Arma e zjarrit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





