E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Një i vrarë pas shpërthimit me eksploziv të makinës në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëjen e sotme qytetin e Sarandës, ku një makinë ka shpërthyer pasi i ishte vendosur një sasi eksplozivi.
Për pasojë ka humbur jetën edhe personi që ndodhej në makinë, Isuf Jaçe.

Sipas burimeve zyrtare, Jacaj ishte një person me precedentë penalë dhe baba i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”. Klaus Jacaj është përfshirë në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, ku Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza. See less

Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit Isuf Jaçe. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Sipas burimeve zyrtare, Jacaj ishte një person me precedentë penalë dhe baba i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”. Klaus Jacaj është përfshirë në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, ku Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë