Hysen Pici ëshë personi që , i armatosur me pistoletë, nuk iu bind punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin luksoz “Range Rover” gjatë mbrëmjes së djeshme në Durrës.

 

Në momentin që atij i është bërë shenjë për të ndaluar, ai i ka dhënë gaz makinës duke i përplasur dy policët.

 

Për pasojë njëri prej efektivëve, i identifikuar si G.M., mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

 

Pas këtij akti të rëndë, Pici është filmuar teksa largohet me vrap që të mos kapet nga policia por ndiqet nga pas dhe i vihen prangat.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:40, në lagjen nr 1, Durrës kur Pici po lëvizte në sens të kundërt.

 

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *