E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Iu shmang kontrollit të “Shqiponjave”, 31-vjeçari përplas 7 makina dhe plagos rëndë një polic, ishte i armatosur

Një ndjekje me rrezik të lartë është regjistruar sot rreth orës 12:30 në zonën e Liqenit të Thatë, pasi një automjet nuk i është bindur urdhrit për ndalim të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Sipas burimeve zyrtare, drejtuesi i automjetit, shtetasi Imer Krrashi, 31 vjeç, ka tentuar t’i shpëtojë kontrollit policor pasi dyshohej se qarkullonte me armë zjarri në makinë. Pasi është ndaluar fillimisht nga Policia, ai ka rifilluar lëvizjen me shpejtësi të lartë, duke përplasur 7 automjete dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur rëndë drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital. Mësohet se drejtuesi i motorit është punonjës policie, i cili ndodhej jashtë detyrës në momentin e ngjarjes.

Pas një ndjekjeje intensive nga shërbimet e Policisë, automjeti u ndalua dhe gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri pistoletë në mjetin e 31-vjeçarit.

Reklamë

Policia njofton se do të japë informacion të detajuar pas përfundimit të veprimeve procedurale.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë