E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Infermierja nuk i mbijeton plagëve, humb jetën në spital pas aksidentit në Peshkopi-Luzni

Një aksident rrugor u regjistrua këtë të mërkurë në rrugën Peshkopi-Luzni, ku një automjet me të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

Si pasojë, Arta Çera, me profesion infermiere, mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua menjëherë në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë