Policia e Pogradecit ka arrestuar 65 vjeçarin Xhevahir Cake të cilit i janë gjetur banesë një arme zjarri të tipi kallashnikov, municion luftarak e fitila ndezës.
Të gjitha këto policia e Pogradecit i ka gjetur në banesën e 65 vjecarit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative.
Policia po heton për të mësuar diçka më tepër rreth pranisë së armatimit në banesën e Xhevahir Cake, për të kuptuar nëse armët i perkasin 65 vjeçarit apo personave të tjerë. Operacioni është kryer pasditen e sotme.
Njoftimi:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Pogradec operacioni policor i koduar “Gurrasi”.
Gjatë operacionit goditet një rast i armëmbajtjes pa leje
Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, kapsolla detonatore e elektrike e fitil zjarr përcjellës
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. C .
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, një sasi municioni luftarak, kapsolla detonatore dhe elektrike dhe fitil zjarr përcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. C ., 65 vjeç dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/Vizionplus.tv/





