Kastriot Piroli, ish-drejtor i Zyrës së Kadastrës në Kurbin është ekstraduar nga Franca. Ai është dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

“Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim goditjen e vperimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, kanë shkëmbyer informacion me homologët francezë, për vendndodhjen e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi i vazhdueshëm i informacioneve me Interpol Lion, nëpërmjet Interpol Tiranës, është finalizuar me kapjen në Francë dhe ekstradimin në Shqipëri të Kastriot Piroli, 52 vjeç, banues në Kurbin, ish-drejtor i Zyrës së Kadastrës Kurbin. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Lezhë kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *