E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ I dënuar në Itali për p*rdhunim, keqtrajtim e vjedhje, kapet 24-vjeçari

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar i dënuar me burg në Itali për krime seksuale.

Sipas njoftimit zyrtar, 24-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjenova, në vitin 2024 me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, për keqtrajtim dhe për vjedhje.

Erbin Nazeraj u kap në fshatin Cakran dhe do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

“Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 38”, lokalizuan në fshatin Cakran, Fier, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Erbin Nazeraj, 24 vjeç.

Reklamë

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit në Gjenova, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, për keqtrajtim dhe për vjedhje.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë