Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Shijakut kanë kapur dhe ndaluar në fshatin Sallmone, Fatjon Hoxhën, 32 vjeç, i shpallur në kërkim.
Hoxha ishte dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Ai u arrestua pas operacionit bazuar në inteligjencën policore dhe materialet procedurale janë dorëzuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Durrësit.
/vizionplus.tv





