E enjte, 8 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit (Live) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

EMRI/ Futbolli në zi, humb jetën në një aksident tragjik ish-futbollisti i njohur kroat

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmen e së premtes në kroaci, ku ka humbur jetën ish-futbollisti i kombëtares kroate, Nikola Pokrivac.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar Federata Kroate e Futbollit.

Reklamë

39-vjeçari ka luajtur për Dinamo Zagreb, AS Monaco dhe RB Salzburg gjatë karrierës së tij si edhe ka zhvilluar 15 ndeshje ndërkombëtare nga 2008 deri në 2010 me fanellën e Kroacisë. Pokrivac u diagnostikua me limfomën Hodgkin në vitin 2015, gjë që e detyroi atë të tërhiqej nga futbolli profesionist.

Reklamë

Ai u kthye në futbollin amator në vitin 2021 dhe iu bashkua skuadrës së ligës së ulët NK Vojnic verën e kaluar.

Mediat lokale thanë se ai ishte në një automjet me tre shokë të skuadrës nga NK Vojnic kur ata u përfshinë në një përplasje mes katër automjetesh në Karlovac në Kroacinë qendrore të premten në mbrëmje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë