E mërkurë, 30 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI-FOTO/ Drejtonte grupin kriminal në Greqi, kush është shqiptari i dënuar me 20 vite burg për grabitje me armë

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga megaoperacioni që u zhvillua Greqi ku u vunë në pranga 23 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Siaps asaj që raportohet në mediat greke në krye të grupit të rrezikshëm kriminal është shqiptari Edmond Përbashaj, i dënuar me 20 vite burg për grabitje me armë.

Reklamë

Edmond Përbashaj

Grupi shqiptaro-grek akuzohet për gjobvënie, shkatërrim prone me eksploziv e zjarr, si dhe përfshirje në tentativë vrasje.

Mediat greke raportojnë se Përbashaj ishte transferuar në Diavata nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi në fillim të korrikut ishte zbuluar se bashkëpunonte me persona nga jashtë por dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike por dhe futjen e parave më pas në burg.

Madje gjatë operacionit të atëhershëm, disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve në qeli. Në një nga bisedat e zbuluara nga media greke në korrik, Përbashaj fliste me Zv/Drejtorin e Burgut të cilin e informonte se priste trafikimin e 100 kg kokainë.

Në operacionin e sotëm mësohet se janë arrestuar 23 persona si dhe janë sekuestruar armë, drogë e para.

Mësohet se është zbardhur ngjarja e fillimit të tetorit në Singrou të Athinës ku u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve me armë, ndërkohë janë zbardhur dhe shpërthimi me eksploziv në një biznes automjetesh dhe zjarrvënia në një fast-food.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë