EMRI/ Drogë me postë nga Kanadaja, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kontinenti”, i cili kishte në fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit Cannabis Sativa me përqindje të lartë të substancës aktive THC.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë Orest Kurtaj, 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap teksa po tërhiqte një pako me 7 kilogramë Cannabis, në një degë postare në Vorë. Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë.
Policia ka identifikuar edhe personin që dyshohet si porositës i dërgesës, shtetasin Z. M., i cili aktualisht është shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Qendrën e Tranzitit të Postës Shqiptare.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Policia thekson se operacionet e tilla do të vijojnë, me fokus goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
/vizionplus.tv




