E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përplaset me kamionin, një viktimë dhe tre të plagosur në rrugën Lezhë-Laç

Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Si pasojë një 80 vjeçar humbi jetën, ndërsa 3 persona mbeten të plagosur rëndë pas përplasjes së një automjeti me një kamion.

Njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta për shkak të dëmtimeve të shumta që pësoi makina, ndërsa 80 vjecari Isa Doçaj humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Aksidenti shkaktoi bllokimin për rreth 1 orë te superstradës Lezhë-Laç. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë