Është gjendur i pajetë një i moshuar nga Bilishti.

 

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Zaim Meraku, 84 vjeç.

 

Ai është denoncuar i humbur nga familjarët ditën e djeshme, ndërsa është gjetur sot në vendin e quajtur Sellca.

 

Gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës u soll në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.

 

Sipas të dhënave, 84 vjeçari vuante nga skleroza. Policia e Devollit po heton mbi rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *