Ilir Biba, 44 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi i vodhi me dhunë çantën një shtetaseje.
Siç shihet në videon e mëposhte, Biba i rrëmben çantën 54-vjeçares, e cila bën rezistencë, por Biba arrin t’ia marrë nga dora dhe e rrëzon përtokë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
44-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Çanta e 54-vjeçares u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv





