E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Emrat-Zbulohet një depo për modifikim armësh në Tiranë, arrestohen dy persona

Kjo është shtëpia që 30-vjeçari Ervis Bakalli dhe 45-vjeçari, Dorian Kalo e kishin përshtatur për të prodhuar armë me silenciatorë dhe municione luftarake.

 

Gjatë operacionit forcat e policisë gjetën armë të llojeve të ndryshme.

 

Reklamë

LORENC PANGANIKA

DREJTOR I POLICISE, TIRANE

Në automjetin që përdorej nga Ervis Bakalli janë gjetur tetë pistoleta, tre automatikë, katër gjurmues, pjesë të ndryshme armësh dhe makineri që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit, një sasi parash dhe një automjet.

 

Policia ka dyshime të forta se këto armë janë përdorur nga persona me të shkuar të errët kriminale.

 

 

LORENC PANGANIKA

DREJTOR I POLICISE, TIRANE

 

Armët siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e veprave penale kundër personit.\

 

Policia thekson se aksesorët për modifikimin e armëve dhe silenciatorëve vijnë në rrugë ilegale, nga jashtë vendit. Ndërkohë po punohet për të zbardhur të gjitha pistat dhe personat e përfshirë në këtë rrjet kriminal.

 

 

Më shumë video

Reklamë