E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRAT/ Vdesin burrë e grua në aksidentin tragjik tek aksi Librazhd-Elbasan, shpëton fëmija 10-vjeç

Publikohen emrat e viktimave dhe të mbijetuarve nga aksidenti tragjik i orës 09:00 të kësaj të marte në aksin Librazhd-Elbasan, saktesisht tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Një mjet ku udhëtonin 5 anëtarë tē njē familje doli nga rruga pas një përplasje me një tjetër makinë dhe përfundoi dhjetëra metra poshte në lumin Shkumbin.

Pavaresisht perpjekjes se policise dhe zjarrefikesve si pasoje e aksidentit tragjik kanë gjetur vdekjen 3 shtetas.

Ata janë bashkëshortet Elmi Keqa 53 vjeç dhe Elona Keqa 35 vjeçe.

Reklamë

Po ashtu ka gjetur vdekjen edhe Elis Sulmataj 18 vjeç.

Dy plagosurit janë fëmija i mitur i çiftit që humbi jetën, Elisiado Keqa 10 vjeç si dhe Ambra Halili rreth 20 vjeçe.

Më shumë video

Reklamë