Tre qytetarë shqiptarë dhe një rumun janë arrestuar në flagrancë nga policia britanike, ndërsa kanë qenë duke shkëmbyer 1 kilogram kokainë në një parking në Hove.

Mediat britanike shkruajnë se tre shqiptarët Andi Dema, Ridison Nega dhe Xhenaru Shehu ishin porositësit e mallit, ndërsa rumuni Albert Nedelcu kishte rolin e transportuesit.

Nedelcu i cili drejtonte një makinë tip “Hundai” në të cilin ndodhej droga, është futur brenda në parking ku e prisnin tre shqiptarët.

Pas kësaj tre shqiptarët janë afruar brenda makinës ku kanë lënë paratë dhe kanë marrë qesen e drogës.

Para gjyqtarit 23-vjeçari rumun, i cili punonte si shofer kamioni tha se i ishte afruar një biznesmen dhe i kishte kërkuar të transportonte një qese, pa parë se çfarë kishte brenda saj.

Ndërkohë që të tre shqiptarët pretenduan në gjykatë se ishin detyruar t’i hynin rrugës së drogës për shkak të vështirësive ekonomike dhe borxheve. Andi Dema rezulton i dënuar dy herë më parë dhe i dëbuar nga Britania.

Dema, i cili kishte dy dënime të mëparshme për drogë, u dënua me pesë vjet e gjysmë burg.

Nega, nga Neëmarket Road, Brighton dhe Nedelcu u dënuan të dy me katër vjet e gjysmë. Shehu, nga Palmeira Avenue Mansions, u dënua me dy vjet e katër muaj burg.

Gjykatësi Regjistrues Tom Nicholson-Pratt tha se të gjithë të dëbuarit ka të ngjarë të dëbohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *