E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Trafikonin klandestinë familjarisht, në pranga 3 persona

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona të përfshirë në kalimin e paligjshëm të shtetasve në kufi. Referuar njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë Mirela Dvorani, Vasjan Dvorani dhe Nazar Dvorani.

 

Reklamë

Në kërkim është shpallur Nevruz Demirllari, shofer autobusi. Mirela Dvorani, Vasjan Dvorani dhe Nazar Dvorani janë pjesë të një familjeje. Ata janë pronarë të një hoteli që e përdornin për të akomoduar klandestinët.

 

Më pas, përmes shoferit Nevruz Demirllari i transportonin drejt Tiranës me qëllime fitimi. Hetimet për operacionin e koduar “Agjencia” kanë zgjatur një muaj.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë