E diel, 25 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRAT/ Trafik emigrantësh dhe vjedhje, dy të rinjtë shqiptarë bien në prangat e Interpolit

Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet homologe të Interpol Romës dhe Interpol Wiesbaden-it, ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë të dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

– Ekstradohet nga Italia Amarildo Luca, 29 vjeç, lindur në Dibër, i cili ishte në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Hetimet tregojnë se gjatë periudhës 2022-2024, ai në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ndihmuar shtetas të ndryshëm për kalim të paligjshëm të kufijve në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

Reklamë

-Ekstradohet nga Gjermania Francesko Berisha, 20 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar dy herë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Vjedhja”. Ai është dënuar me 8 muaj burg në vitin 2021 dhe 6 muaj të tjerë në vitin 2024.

Këto ekstradime janë rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të autoriteteve shqiptare për të vënë përpara drejtësisë shtetasit e shpallur në kërkim dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë