Subscribe

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Pogradec pas një konflikti të çastit. Joan Muçllari ka shkuar vetë në spitalin e Pogradecit i plagosur, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore.

 

Në dëshminë që ka dhënë përpara efektive të policisë, Muçllari thotë se kanë qenë dy persona që e kanë plagosur. Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

 

Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy autorëve të dyshuar, Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari dhe i ka shpallur ata në kërkim.

 

“Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë. Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *