E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

EMRAT/ PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve demokratë pas kaosit në Kuvend, mblidhet sot Sekretariati i Etikës

Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot në orën 10:00  për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë dhe në nisje të seancës plenare të 18 dhjetorit 2025.

Deputetët e PD-së, në mbledhjen e 19 dhjetori kërkuan të njihen me provat filmike dhe për këtë arsye mbledhja e Sekretariatit të Etikës u shty për ditën e sotme.

Reklamë

Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

Reklamë

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

Shkresa e plotë

Vazhdo të lexosh

Reklamë