Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Prekal-Postribaj. Kristian Kakia plagosi me armë 43-vjeçarin Çel Shabaj pas një konflikti të çastit mes tyre,.
Shkak është bërë një karambol mes dy makinave, dhe pas debatit mes tyre Kakaia ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur në këmbë Shabajn.
Lexo edhe :
Related Posts

Menjëherë në vengjarje kanë mbërritur forcat “Shqiponja” të cilat kanë arrestuar autorin si dhe kanë shoqëruar në komisariat edhe tre shtetas të tjerë.
Sipas policisë falë ndërhyrjes së menjëherëshme të efektivëve të Shqiponjave, u bë i mundur paranddalimi i përshkallëzimit të ngjharjes, e cila mund të merrte përmasa edhe më të ëmdha.
Njoftimi:
Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Shqiponja”
Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.
Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.
Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Vizionplus.tv/








