E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRAT/ Pesë yjet kuqezi do t’i japin lamtumirën kombëtares nesër në “Air Albania”

Shqipëria do të luaj nesër në mbrëmje në orën 20:45 përballë Çekisë në “Air Albania” ndeshja e parafundit e Nations League.

Një sfidë e veçantë jo vetëm për faktin se do të duhen tre pikët patjetër, por edhe sepse do t’i japin lamtumirën fanelës kuqezi 5 yjet e kombëtares shqiptare.

Reklamë

Sokol Cikalleshi, Klaus Gjasula, Bekim Bala, Odise Roshi dhe Ermir Lenjani para fillimit të ndeshjes do të përshëndeten për herë të fundit me publikun e zjarrtë kuqezi nga fusha e blertë.

Të pestë yjet e kombëtares do të “përjetësohen” për atë që kanë dhënë për fanelën kuqezi. Golat, grinta, emocionet dhe lotët e gëzimit që ata na kanë dhuar për gjithë këto vite do të mbahen mend gjatë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë