E diel, 18 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRAT/ Në kërkim për disa vepra penale, kapet 31-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim një tjetër

Një 31-vjeçar i identifikuar si Arlind Kajoshi, i shpallur në kërkim për disa vepra penale u vu në pranga të Policisë në Shkodër.

Ai akuzohet konkretisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,

Reklamë

Ndërkohë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim, Samet Halluni.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Në zbatim të planit të masave për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim,  bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

– A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur më kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. H., 27 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër,  për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë