Kronikë
Përplasje të ashpra në çdo rrugë të Tiranës mes policisë dhe protetuesve, sulmohen dhe makinat private

Për të gjashtën ditë me radhë, rrugët e Tiranës janë kthyer në arenë lufte mes protestuesve dhe policisë.
Nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Don Bosko, në qendër, në Rrugën e Durrësit dhe në rrugicat e kryeqytetit, vijon përballja mes protestuesve dhe policisë.
Reklamë
Në Don Bosko, protestuesit kanë bllokuar rrugën duke përdorur kazanët e mbeturinave si barrikada dhe duke u vënë zjarrin.
Ndërkohë, po sulmohen edhe makinat private.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




