Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së djeshme ka miratuar një sërë ndryshimesh në përbërjen e institucioneve.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Miriam Shyti është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, është liruar nga kjo detyrë.
Yzeiraj është emëruar zëvendësministër i Financave.
Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, është liruar nga kjo detyrë./vizionplus.tv





