Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e katër anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë.

Kreu i shtetit ka pranuar përfundimisht propozimet e KLGJ-së për të emëruar Sokol Binajn, Albana Boksin, Sandër Simonin dhe Klodian Kurushin si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Nga sot, kjo gjykatë bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Meta i bën thirrje Kolegjit të Lartë Gjyqësor që të angazhohet me seriozitet për të vijuar me ritme më të shpejta procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë, duke vepruar me pavarësi, integritet, dhe transparence.

“Gjykata e Lartë përballet me një sfidë shumë të madhe, për të përmbushur detyrimin për të shqyrtuar një numër të lartë çështjesh të mbartura. (rreth 35 mijë çështje gjyqësore që presin shqyrtimin). Presidenti i Republikës, vlerëson të risjellë edhe njëherë në vëmendje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces, se bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin, dhe lidhet direkt me integrimin Europian dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, theksohet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *