Policia arrestoi ditën e sotme 7 persona në doganën e Qafë Thanës për korrupsion dhe përdorim detyre.

Personat e arrestuar ishin punonjës në pikën kufitare si edhe tregtarë që kalonin mallrat e tyre duke shmangur detyrimet doganore.

 

Të arrestuarit janë:

Arjan Hajrulla- 43 vjeç Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.

Fisnik Mahmutllari- 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.

Julian Poce- 45vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë

Vladimir Bardhi – 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë

Julian Hila- 37 vjeç, banues në Librazhd

Bule Hila- 38 vjeç, banuese në Librazhd

Florenc Gega- 22 vjeç, banues Librazhd

 

Shtetasit e lartëpërmendur janë kapur në flagrancë ndërsa udhëtonin me mjete të ndryshme nga shërbimet në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore. Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi e provuar se shtetasit e mësipërm janë favorizuar kundrejt shumave në para nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës me detyrë doganier pranë kësaj pike kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *